Flash

Ikën drejtori i AKU Tiranë, komandohet një person tjetër

Lapsi.al 15 October 2019
Ikën drejtori i AKU Tiranë, komandohet një person tjetër

Pak ditë pas emërimit në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili ka nisur lëvizjet e drejtuesve të këtij insitucioni edhe në rang rajonal. I pari që është larguar prej tij është kreu i AKU-së Tiranë, Skënder Sefa. Në vend të tij është emëruar si drejtues i ri, Arbër Nuri.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu. Në kuadër të këtij procesi do të kemi ndryshime edhe në radhët e drejtuesve. Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqëndruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor, z.Arbër Nuri. Duke falenderuar paraardhësin z.Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren. Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen proaktive të konsumatorëve”, thuhet në një njoftim të shpërndarë për mediat nga AKU.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI