Flash

"Të anulohet ndeshja France-Turqi", politika franceze kundër përshëndetjes turke gjatë shënimit të golit

Lapsi.al 14 October 2019
"Të anulohet ndeshja France-Turqi", politika franceze kundër

Disa politikanë francezë kanë kërkuar që ndeshja Francë-Turqi të mos luhet për shkak të përshëndetjes së futbollistëve të kombëtares turke gjatë shënimit të golit në ndeshjen kundër Shqipërisë.Eshtë fjala për një përshëndetje urshtarake, e cila vjen në fushën e futbollit pasi presidenti Erdogan ka ndërmarrë një ofensivë kundër kurdëve.

UEFA ka marrë një mbikqyrje lojtarë turq pas atij festimi teksa arritën t’i shënonin Shqipërisë. Me përshëndetjen ushtarake, treguan gjithë mbështetjen për vazhdimin e luftës nga ana e Erdogan ndaj kurdëve në Turqi.

Mesazhe të tilla janë skandaloze në vetvete, pa iu futur shumë drejtësisë së kauzës. Kundër këtij vendi nuk janë vetëm në aspektin politik për vendimin e marrë, sa i përket luftës kundër kurdëve, por edhe për futbollin.

Figura e njohura e politikë franceze, Jean-Christophe Lagarde, ka hedhur hipotezën që ndaj Turqisë të mos luhet fare takimi, pasi nuk mund të mirëpres ata që përshëndesin maksakrat.

“Me këtë përshëndetje ushtarake, skuadra turke e futbollit për fat të keq ka thyer kufirin që duhet të ndajë sportin nga politika. Ne nuk mund të mirëpresim nesër në Stade de France ata që përshëndesin masakrën e aleatëve tanë kurdë”.

Pas ndeshjes me Shqipërinë, në faqen zyrtare në Twitter të kombëtares turke, është publikuar një foto ku futbollistët përshëndesin në formë ushtarake dhe thuhet se “fitorja iu dedikohet ushtarëve tanë trima dhe shokëve dëshmorë”

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI