Flash

Gratë e Unazës së Re nuk e falin ambasadorin e OSBE: Peticion të shpallet ‘non grata’

Lapsi.al 14 October 2019
Gratë e Unazës së Re nuk e falin ambasadorin e OSBE: Peticion

Pas ndjesës së ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borschardt, kanë reaguar gratë e Unazës së Re që protestojnë prej rreth një viti, duke thënë se nuk e falin ambasadorin për gjestin me gishtin e mesit dje dhe kërkuan shpalljen e tij 'non grata'.

“Ambasadori i OSBE është person publik, përfaqësues i OSBE. Kur e bën ambasadori i OSBE çfarë mund të bëjë një person tjetër. Nuk e falim, do bëjmë peticion që të shpallet ‘non grata’. Gratë të reagojnë se janë diskriminuar. Edhe Presidentit i bëj thirrje publikisht në emër të grave të Unazës së Re që Borschardt të shpallet non grata. Nuk vlen falja e tij, sepse sjellja është në vazhdimësi.

Ne nuk e shamë, thamë Rama ik. Nuk kemi nevojë për ndjesën e tij, ai të zhduket nga Shqipëria”, u shprehën gratë.

Ambasadori i OSBE-së Bernd Borschardt iu ngriti gishtin e mesit protestuesve që ndodhein dje tek Drejtoria e Policisë, pas thirrjeve të tyre “Rama ik” dhe “Shame on you” por sot ai kërkoi ndjesë me një mesazh në “Tuitter”.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Provokimi i Borchardt me gishtin lart/ Kush po e masakron? 

U nxorri gishtin e mesit protestuesve, ambasadori i OSBE-së kërkon ndjesë 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI