Flash

Krujë/ 44-vjeçari kapet me 26 kg kanabis në banesë

Lapsi.al 14 October 2019
Krujë/ 44-vjeçari kapet me 26 kg kanabis në banesë

Një 44-vjeçar është arrestuar në fshatin Nojë të Krujës, pasi u kap me 26 kg kanabis.

Në kuadër të operacionit të koduar "Noja 3", mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa" , thuhet në njoftimin e policisë.

"Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "NOJA 3".

Operacioni nga Policia e Krujës në bashkëpunim me DVP Durrës dhe F.L.O, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

Sekuestrohen rreth 26 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet poseduesi i lëndës narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "NOJA 3".

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa."

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI