Flash

Kamion me drogë drejt Italisë, ekstradohet nga Franca 31-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Lapsi.al 13 October 2019
Kamion me drogë drejt Italisë, ekstradohet nga Franca

Një 31-vjecar është ekstraduar nga Franca pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombetar për drogë. Burime zyrtare thanë se shtetasi me inicialet J.B., banues në Vlorë, akuzohet për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.

NJOFTIMI I POLICISE

Ekstradohet nga Franca një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Paris/Francë drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar J. B., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Autoritetet policore franceze pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit J. B., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në organizatat kriminale”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi J. B., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se është autori i trafikimit në Itali të një sasie lënde narkotike cannabis sativa e ngarkuar në një kamion me palete druri, e cila është bllokuar dhe sekuestruar në Itali.

Për trafikimin e lëndës narkotike, shtetasi J. B., ka vepruar në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI