Flash

Veton Surroi: Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45

Albin Kurti: Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Lapsi.al 12 October 2019
Albin Kurti: Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e

Ndërkohë që në Novi Sad u hodh ideja e një “Shengeni të vogël” mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë, Albin Kurti ka kërkuar që “Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës.”. Në një intervistë për Anadolu Agency, Kurti tha se nuk i kundërshton iniciativat rajonale dhe se Kosova nuk duhet të përjashtohet nga iniciativa të tilla.

Ai theksoi se duhet të takohet me kryeminsitrin Rama që të informohet rreth idesë, planit dhe mënyrës së kësaj iniciative.

“E përmend këtë sepse kanë thënë se do të formojnë një mini Shengen ballkanik kur në fakt këto tre vende tashmë e kanë liberalizimin e vizave. Poenta është si ta marrë Kosova, jo këta që tashmë e kanë ta krijojnë mini Shengenin ballkanik. Nuk i kundërshtoj në parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet të jetë aty e respektuar dhe aktive. Për të arritur aty, unë edhe do ta ngre këtë çështje në takimin e parë që do ta kem me kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Ramën”, deklaroi Kurti për AA.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI