Flash

U kapën me kanabis në det, Greqia liron tre skafistët shqiptarë

Lapsi.al 12 October 2019
U kapën me kanabis në det, Greqia liron tre skafistët

Lirohen tre shqiptarët e arrestuar gjatë megaoperacionit të zhvilluar në ujrat greke pranë kufirit me Turqinë në detin Egje. Pavarësisht se skafistët shqiptarët akuzoheshin se po transportonin rreth 1 ton kanabis nga Shqipëria, nëpërmjet Greqisë për në Turqi, Gjykata e Volosit i ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata vendosi ndaj tyre, që të shkojnë tre herë në muaj në Polici dhe me kushtin e garancisë pasurore me nga 10 mijë euro secilit.

Tre shqiptarët e liruar nga qelia janë: Aleksandër Brozi 25 vjeç, Hajri Shehaj 42 vjeç dhe Renato Dalipaj 42 vjeç , të tre nga Vlora kanë mohuar të kenë lidhje me drogën e kapur në shpellën në ishullin Piperos. Ndërsa shqiptari tjetër Gjergji Xhezo 35 vjeç tregoi vendin sekret ku ishte lënë droga por është shprehur që jo vetëm që nuk ka lidhje por edhe se nuk i njeh bashkëkombasit e tij.

Droga brenda shpellës

Policia greke ka zhvilluar një megaoperacion teksa ndiqte dy gomonet. Policia e Shtetit reagoi menjëherë duke mohuar faktin se në gomone nuk ka pasur drogë dhe se ato nuk janë nisur nga Shqipëria.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI