Flash

E konfirmuar, Loredana jep lajmin e ndarjes nga Mozzik

Lapsi.al 11 October 2019
E konfirmuar, Loredana jep lajmin e ndarjes nga Mozzik

Pavarësisht se u përfolën shumë për ndarje e ribashkime, shenja që tregonin krizë në çift apo të kundërtën, Loredana ka vendosur të mos presë më gjatë. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur për të gjithë fansat e saj ndarjen nga Mozzik.

“Për të gjithë fansat e mi! Siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsye për këtë janë një sërë faktorësh të shumtë, që as mund ta imagjinoni. Vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes, ashtu dhe në sektorin privat. Për mua, kjo nënkupton një ndryshim total në punë dhe familje. Sidoqoftë, do punoj po aq shumë sa më parë. Për shkak të ngjarjeve të fundit në fushën private, bashkë me Mozzik kemi vendosur që unë të realizoj e vetme turin BONNIE CLYDE 2020. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase për ta rigjetur njëri-tjetrin sërish në të ardhmen. Mund t’ju premtoj që do të bëj maksimumin në turne. Tani e tutje jam një nënë beqare, gjq që më bën edhe me të fortë. E vetmja gjë që më duhet është vajza ime, Hana dhe ju. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen, turneu është çmenduria vetë!”, ka shkruar Loredana në gjuhën gjermane.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI