Pasi Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar në lidhje me veprimet e presidentit Ilir Meta sa i takon vendimit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, institucioni i Presidencës do të dalë në një konferencë për mediat.
Zyra e shtypit në Presidencë ka njoftuar të gjitha mediat se konferenca do të mbahet në orën 17:00. Në raport thuhet se Meta tejkaloi kufijtë sa i takon vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve.
Sipas opinionit të miratuar sot, i cili ishte kërkuar nga kryetari i Asamblesë shqiptare Gramoz Ruci, Komisioni i Venecias vëren se Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik.
Lexo më tej nga Lapsi.al:
“Venecia” miraton raportin përfundimtar për presidentin Meta