Flash

Vetëdorëzohet polici që vrau shqiptarin në banesën e vëllait të tij

Lapsi.al 11 October 2019
Vetëdorëzohet polici që vrau shqiptarin në banesën e

Një polic italian i dyshuar për vrasjen e një shqiptari në Itali është vetëdorëzuar në polici.

Polici dyshohet për vrasjen e shqiptarit Eduard Ndoji, ngjarje që daton në dhjetor të vitit 2014.

Polici i vetëdorëzuar është Mirko Franzoni, i cili është dënuar nga Gjykata e Brescia, me nëntë vite e katër muaj burg.

 Dënimi ndaj tij është dhënë pak kohë më parë, ndërkohë që pritet transferimi i Franzonit në qeli.

Franzoni ka pretenduar gjatë gjithë kohës se nuk kishte qëllim të vriste me armë zjarri 26-vjeçarin shqiptar, i cili kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij, por se arma ishte shkrepur aksidentalisht.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI