Flash

Surprizat e motit, nesër kthjellimet i lënë vendin shirave

Lapsi.al 10 October 2019
Surprizat e motit, nesër kthjellimet i lënë vendin shirave

Moti i kthjellët në vend do të marrë një kthesë ditën e nesërme, pasi kthjellimet e orëve të mëngjesit do të pasohen me shtim të vranësirave në bregdet e veriperëndim të vendit.

Reshjet e shiut, në mesditë e pasdite do të përfshijnë veriperëndimin e gati të gjithë bregdetin me intensitet të ulët. Përkohësisht në veriperëndim, reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrufe.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut, përkohësisht e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar me një valëzim 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 9ºC deri në 23ºC, zonat e ulëta 13ºC deri në 29ºC dhe në zonat bregdetare 15ºC deri në 27ºC.

Të këshilluara

Vrasja në Kavajë, policia jep detaje

Policia e Kavajës jep informacionet e para zyrtare për vrasjen e ndodhur pak pas mesnatës në lagjen numër 2. Sipas policisë, ka qenë viktima Dritan Haxholli që ...

09:07

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI