Flash

(VIDEO) Dinamika e vrasjes në Kavajë/ Hyri me kallash në banesën e ish-të dashurës, plagosi...

Lapsi.al 10 October 2019
(VIDEO) Dinamika e vrasjes në Kavajë/ Hyri me kallash në

Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm në Kavajë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos një tjetër.

Viktima Dritan Haxholli ka pasur një lidhje dashurie me shtetasen me inicialet M. Q. Po ashtu mësohet se prej disa javësh ata ishin ndarë, por kjo nuk pranohej nga Haxholli, i cili e shqetësonte herë pas herë vajzën ne telefon dhe në banesë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/IMG_3103.mp4"][/video]

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mesnatën duke u gëdhirë e enjtja. Haxholli ka marrë vajzën në telefon dhe i ka thëne se ajo nëse ndahej nga ai, ky i fundit nuk do ta linte të qetë. Duke u gjendur në këto kushte presioni, vajza e ka ftuar Haxhollin në banesë për t’u sqaruar. Po ashtu ajo ka thirrur mikun e saj Bletar Tocin, i cili i kishte ofruar ndihme se do i zgjidhte konfliktin me ish të dashurin. Në momentin kur ndodhi ngjarja, në banesën e vajzës ishin edhe 2 persona te tjerë, miq dhe fqinjë të së resë.

Në momentin kur Haxholli është futur në banesë i armatosur me kallashnikov para tij ka dalë polici i burgjeve Bledar Toci dhe ka tentuar ta ndalë por i dashuri i vajzës e ka qëlluar duke e plagosur. Në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit pistoletë dhe ka qëlluar në drejtim të Haxhollit duke e lënë të vdekur.

Të këshilluara

Vrasja në Kavajë, policia jep detaje

Policia e Kavajës jep informacionet e para zyrtare për vrasjen e ndodhur pak pas mesnatës në lagjen numër 2. Sipas policisë, ka qenë viktima Dritan Haxholli që ...

09:07

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI