Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Edi Rama darkë në Serbi me Vuçiç dhe Zaev (VIDEO)

Lapsi.al 9 October 2019
Edi Rama darkë në Serbi me Vuçiç dhe Zaev (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Novi Sad të Serbisë, ku ka takuar presidentin serb Alexandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Pas takimeve, Rama ka darkuar me Vuçiç dhe Zaev, të cilëve iu është bashkuar dhe kryeministrja serbe, Brnabiç.

Në përfundim të takimit dyditor, pritet që të tre liderët të nënshkruajnë një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave, që është cilësuar edhe si një Mini Shengen ballkanik.

Ndërkohë, të enjten, takimet për miratimin e detajeve të fundit të marrëveshjes nisin që herët në mëngjes, ndërsa gjatë drekës të tre liderët do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Marrëveshja është kundërshtuar vazhdimisht nga Kosova, e cila është e lënë jashtë saj, pasi e konsideron atë si një rikthim të ish-Jugosllavisë, edhe pse kjo është një nismë e mbështetur nga institucionet europiane që e shohin si një fazë të ndërmjetme para integrimit europian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

 

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-09-at-20.24.39-1.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI