Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Opozita fiton në Kosovë/ Bushati jep mesazhin e kriptuar: Nuk kanë lidhje me oligarkë, mediat...

Lapsi.al 9 October 2019
Opozita fiton në Kosovë/ Bushati jep mesazhin e kriptuar: Nuk

Ish-minstri i Jashtëm Ditmir Bushati vlerësoi fitoren e opozitës në Kosovë, Albin Kurtit të Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit të LDK-së, duke theksuar se kandidatët për kryeministër nuk kanë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me oligarkinë financiare të Kosovës.

Bushati shkon edhe më tej kur thotë se raporti i tyre me mediat është më i mirë se i politikanëve shqiptarë.

“Është raporti me ekonominë, në rast se e shohim të dy kandidatët qoftë Albini qoftë Vjosa, nuk mund të thuhet për asnjërin që në të shkuarën të tyre të kenë pasur lidhje apo marrëdhënie okulte me të ashtuquajturën oligarki financiare në Kosovë. Raporti i tyre shumë i ndryshëm me mediat, nga raporti që përgjithësisht ne politikanët në Shqipëri kemi me mediat. Mënyra si u pasqyrua fushata dhe një lloj kordoni sanitar që përcaktuan kandidatët dhe partitë politike për ekrane dhe studio të caktuara të cilat konsideroheshin si studio në duart apo instrument të qarqeve të caktuara politike apo ekonomike. Mendoj që këto lloj elementesh ne gjithashtu duhet ti kemi parasysh në administrimin e të gjithë jetës politike në Shqipëri”, u shpreh Bushati në emisionin "Përballë".

Bushati vlerëson kandidatët e opozitës në Kosovë falë raporteve të distancuara të saj me oligarkët në Kosovë dhe mediave të kapura, duke bërë një 'mea culpa' për politikën shqiptare, pjesë e së cilës është prej vitesh. Me këtë qëndrim ish-ministri vendoset kundër establishmentit politikë-oligarkë-media në Shqipëri, pasi vlerëson këto dy pika tek kandidatët e opozitës kosovare. Tjetër qëndrim ky i kundërt nga Edi Rama që jo vetëm mohon oligarkinë në Shqipërinë, por edhe bën avokatin e tyre në publik. Kujtojmë se Rama vendosi t'i kurojë estetikisht oligarkët shqiptarë në një mbledhje me ta vetëm pak ditë më parë në Tiranë. ©Lapsi.al 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shtëpive të “oligarkëve të urryerr” 

Rama, kirurgu estetik i oligarkëve 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI