Flash

Digjet makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, çfarë thotë policia

Lapsi.al 10 October 2019
Digjet makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli,

Makina e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është djegur në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata”, pranë zyrave të bashkisë. Burime zyrtare nga policia thanë se ka marrë flakë automjeti tip ‘Range Rover’ në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip ‘Ford’, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi me inicialet E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Të njëjtat burime sqarojnë se mjeti tjetër tip ‘Ford’ është në pronësi të shtetasit me inicialet B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht. Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI