Flash

Vritet një person në Kavajë, plagoset efektivi i policisë

Lapsi.al 10 October 2019
Vritet një person në Kavajë, plagoset efektivi i policisë

Një person ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Kavajë, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit.

Një prej personave ka shkuar në orët e para të mëngjesit në banesën e ish-të dashurës për t’u sqaruar pasi ishin ndarë. Mes tyre ka pasur një debat dhe vajza ka thirrur në ndihmë një të afërmin e vet që punon polic burgjesh. Në konflikt e sipër polici i burgjeve ka vrarë ish-të dashurin e vajzës me armën e shërbimit si edhe vetë ka mbetur i plagosur.

 

 


 

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI