Flash

Legalizme të paligjshme, procedohet ish-kreu i Aluiznit Elbasan

Lapsi.al 15 October 2019
Legalizme të paligjshme, procedohet ish-kreu i Aluiznit Elbasan

Procedohet nga policia e Elbasanit ish-drejtori i Aluiznit në këtë qytet për veprat penale, "Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Andon Lapa dyshohet se në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

• A.L., 36 vjeç,  banues në Sarandë , me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për  veprat penale, "Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve" dhe " Shpërdorimi i detyrës", pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi  për një banesë në kundërshtim me ligjin. 

• G.B., 33 vjeç,  banues në Elbasan,  për veprat penale " Fshehja të ardhurave" dhe "Punësimi i paligjshëm", pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës." 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI