Flash

Kriza politike/ Conte kërkesë Ramës: Opozitës duhet t'i propozohet një platformë

Lapsi.al 15 October 2019
Kriza politike/ Conte kërkesë Ramës: Opozitës duhet t'i

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me homologun shqiptar Edi Rama, kryeministri italian Giuseppe Conte, u bëri thirrje palëve politike që t'i rikthehen dialogut, me qëllim kapërcimin e krizës në vend.

Conte theksoi se si rrugëdalje nga kriza, mazhoranca duhet t'i propozojë opozitës një platformë, duke shtuar se dialogu mes tyre duhet të zhvillohet pa kushte.

"Vëmendja jonë është përqendruar te aftësia e Shqipërisë për të zgjidhur krizën politike, që do tregojë dhe një sinjal të pjekurisë politike dhe institucionale. Mazhoranca dhe opozita kanë interes ta zgjidhin këtë krizë. Është e rëndësishme që mazhoranca t’i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e krizës dhe dialog të zhvillohet më tej pa kushte”, tha Conte.

Në pritje të marrjes së vendimit për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kreu i ekzekutivit italian u ka bërë thirrje qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të afrohen me vendet aspirante që e duan Europën, pasi nuk duhet ta refuzojë këtë përkushtim.

Conte zbuloi edhe disa prej çështjeve që trajtoi gjatë takimit me Ramën, siç ishin: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vijimi i procesit integrues të Shqipërisë në BE. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Aksident ne Elbasan, 4 të plagosur

Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor gjatë pasdites së sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mje...

16:29

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI