Flash

‘Perandori krimi në Vlorë, por u martua nën mbrojtjen e policisë’, çfarë shkruante Berisha për Tesi Bashon

Lapsi.al 16 October 2019
‘Perandori krimi në Vlorë, por u martua nën mbrojtjen e

Tesi Basho që u arrestua sot nga Policia e Vlorës, nuk është emër i panjohur për kronikën e zezë.

Në maj të këtij viti emri i tij u denoncua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa ky i fundit shkruante se Basho, që jetonte në Selenicë të Vlorës, ishte nën mbrojtjen e policisë, edhe pse i shpallur në kërkim.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

VIDEO/ Dalin pamjet nga arrestimi i “të fortit” të Selenicës 

Më 21 maj, në adresë të Berishës, qytetari dixhital denonconte faktin se Basho, edhe pse në kërkim nga shteti italian, bëri dasmë nën mbrojtjen e policisë.

“Tesi Basho, i shume kerkuari qe beri dasmen ne mbrojtjen e policise, eshte i denuar perjete per vrasjen e dy italianeve!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Doktor. Lidhur me mesazhin tuaj te djeshem desha te shtoj se Tesi Basho qe u martua dhe beri dasem nden mbrojtjen e policise eshte arratisur nga burgu ne Itali. I denuar me burgim te perjetshem per vrasjen e dy italianeve. Shetit i lirë neper Vlore. Ne Selenice bashke me Robi Llanaj ka ngritur perandorin e krimit te gjithë Vlores. Policia ne Selenic eshte e terorizuar nga banda. Qe ka kontroll ne te gjithe zonen. Askush sflet. Grabitjet pasojne njera tjetren. Drejtoria e policisë se Vlores ka dijeni per kete situat. Por askush nuk vepron. Terron diten dhe naten ne gjithe Selenices”, thuhej në mesazhin e publikuar nga Berisha.

Të këshilluara

200 kg drogë në Peqin, arrestohen 4 të rinj

Deri në orën 22.00 të së martës policia ka shoqëruar të paktën katër të rinj për sasinë e madhe të drogës së gjetur në Peqin. Gjatë këtij operacioni antidrog...

08:08

Aksident ne Elbasan, 4 të plagosur

Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor gjatë pasdites së sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku një mje...

16:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI