Flash

Arsimi, si mungesë prioriteti, ka penguar transformimin e modelit ekonomik

Vendet e vogla si Shqipëria mund të prosperojnë duke rritur aftësitë e popullsisë nëpërmjet zhvillimit dhe reformave në arsim. Vendet të tilla Estonia dhe Sllovenia tregojnë se investimet në kapitalin njerëzor, të kombinuara me zhvillimin e teknologjisë, kërkimit shkencor dhe inovacionit, mund të shndërrohen në një nga motorët kryesorë të transformimit ekonomik. Estonia pash nisi […]

07:04

Alarmi i ish ministrit të jashtëm Jeremiç: Vuçiç instalohet në pushtet po ndau Kosovën

Lapsi.al 16 October 2019
Alarmi i ish ministrit të jashtëm Jeremiç: Vuçiç

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, i cili tashmë është në rolin e opozitarit, ka shpalosur sot një teori, sipas të cilës Vuçiqit do t’i zgjatet jeta në pushtet nëse do të nënshkruajë ndarjen dhe më pas njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

"Do të jetë shumë e vështirë që të ndërrohet pushteti në Serbi. Unë e them që edhe për arsye praktike, ne nuk mund të lejojmë Vuçiqin që të finalizojë marrëveshjen me Kosovën, ashtu siç ai pretendon, përmes korrigjimit të kufijve”, ka thënë Jeremiç , për gazetën Danas.

Sipas tij komuniteti ndërkombëtarë do ta mbështesë edhe për disa vite tjera pushtetin aktual në Serbi, në rast se Vuçiq do të jetë protagonist i një fianleje me Kosovën.

Nëse lejohet, do të jetë shumë e vështirë për të pasur ndryshime, derisa mbështetja ndërkombëtare për pushtetin aktual do të vazhdojë edhe për disa vite, siç u mbështet Sllobodan Millosheviçi pasi kishte nënshkruar marrëveshjen e Dejtonit”, ka shtuar Jeremiç.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI