Flash

Kapen 1.8 tonë drogë në Turqi në dy kamionë shqiptarë

Lapsi.al 4 October 2019
Kapen 1.8 tonë drogë në Turqi në dy kamionë

Një sasi e madhe prej 1.8 tonë drogë është kapur në Turqi, e cila po transportohej nga dy kamionë shqiptarë.

Mediet turke raportojnë se nga një super-aksion i autoriteteve, janë ndaluar gjithsej 9 trafikantë, dy prej të cilëve thuhet se janë të huaj, por që nuk përcaktohet nga ç’vend.

Hetimet e policisë turke për goditjen e këtij grupi kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në Turqi kishin nisur prej gjashtë muajsh. Sipas autoriteteve, lënda narkotike ishte fshehur mes materialeve të tekstileve, në kamionët që vinin nga Shqipëria.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI