Flash

Çfarë po ndodh me familjet e pasura, rrisin shpenzimet për ushqime i ulin për restorante më 2018

Lapsi.al 4 October 2019
Çfarë po ndodh me familjet e pasura, rrisin shpenzimet për

Familjet e pasura shqiptare, 20 përqindëshi më të ardhurat më të larta, i ka limituar shpenzimet për hotele dhe restorante etj., më 2018 në raport me një vit më parë, teksa shihet se kane rritur ndjeshëm shpenzimet për ushqim.

Sipas INSTAT në vitin 2018 familjet e pasura përdoren 36 për qind të buxhetit të tyre mujor për konsumin e ushqimeve në shtëpi, kjo peshë ishte me ulët gjatë vitit 2017 me 35% te totalit.

Pas ushqimeve familjet e pasura shqiptare shpenzimet më të larta i kryejnë për udhëtime, pasi 10.4 për qind te buxhetit mujor e çojnë për shërbimet e transportit, të cilat gjithsesi kanë një peshë më të ulët në totalin e shpenzimeve në raport me një vit më parë.

Familjet e pasura gjithashtu janë treguar me konservatore në lidhje me shpenzimet që kanë banesat,  arsimin dhe argëtimin. Këto zëra kanë zënë një peshë më të ulët në buxhetin e tyre mujor në raport më vitin 2017.

Struktura e shpenzimeve tregon se edhe në familjet e pasura buxheti në pjesën dërrmuese të tij shkon për përballimin e shpenzimeve për ushqime.

Familjet më të ardhura të larta krahas ushqimeve kanë rritur shpenzimet e kujdesit për shëndetin dhe komunikimin.

Ndërsa familjet shqiptare që përfshihen në 20 përqindëshin e poshtëm të te ardhurave dhe që përfaqësojnë shtresën më të varfër në vend harxhojnë vetëm 0.2 për qind të të ardhurave mujore për t’u arsimuar, ose 15 herë më pak se mesatarja kombëtare prej 3%, ndërsa 53.3% të buxhetit mujor e përdorin për blerjen e ushqimeve, ndërsa 22.7% të pjesës së mbetur e përdorin për qiranë, faturat mujore të dritave dhe të ujit dhe mirëmbajtjen e banesës.

Familjet e varfra harxhojnë shumë më pak se mesatarja kombëtare për shëndetin, komunikimin, transportin, argëtimin etj.

Bazuar në anketën e buxhetit të familjeve 2018, shpërndarja e shpenzimeve për konsum sipas decileve tregon se 90% e familjeve shpenzon 83,9% të vlerës së konsumit gjithsej, me një mesatare të shpenzimeve për konsum prej 70.788 lekë në muaj.

Nga ana tjetër, 10% e familjeve shpenzon 16,1% të konsumit gjithsej, me një shpenzim mesatar prej 122.242 lekë në muaj.

Shpenzimet mesatare për konsum të 10 % të familjeve me shpenzime më të larta janë 1,7 herë më shumë se ato të 90% tjetër të familjeve.

Konsumi për frymë i 90% të familjeve me shpenzimet më të ulëta janë mesatarisht 20.294 lekë në muaj, ndërsa 10% i  familjeve me shpenzimet më të larta janë mesatarisht 60.987 lekë në muaj për frymë. Raporti i decileve 10/90 është 3,0 herë më i madh, në favor të 10% të familjeve.

Shpenzimet mesatare për konsum të familjeve tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një ulje prej 19,6% të shpenzimeve të 10% të familjeve me shpenzimet më të larta dhe një rritje prej 9,5% të shpenzimeve mesatare për konsum të 90% tjetër, në krahasim me vitin 2017./monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI