Flash

Patozi: Basha dhe Rama nuk e duan reformën zgjedhore, ata bëjnë sikur

Lapsi.al 3 October 2019
Patozi: Basha dhe Rama nuk e duan reformën zgjedhore, ata bëjnë

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog me opozitën. Sipas Patozit, Rama kërkon vetëm “të kalojë lumin” dhe t’ia hedhë edhe kësaj radhe.

I ftuar në Top Channel, Patozi tha se “Rama fton opozitën, dhe thotë “hajde ua hedhim, e kalojmë lumin.

Shqipëria është në krizë, Rama dhe Basha janë përgjegjësit kryesorë dhe në vend që të bëjnë përpjekje për ta zgjidhur, Ata thonë hajde bëjmë sikur”.

I pyetur nga gazetari Dyrnjaja nëse opozita, po bën autogol, Patozi tha se “Basha e bën me vetëdije, ai nuk e do Reformën Zgjedhore, sespse palët politike nuk e duan. Kjo sepse do e kenë më të thjeshtë kontestimin e zgjedhjeve dhe sepse e dinë që sa herë të hapet debate për reformën do hapet tema e ndryshimit të sistemit”.

Gjithashtu Patozi tha se problemi është kryetarokracia, ndërsa zgjidhja është tua heqim këtë pushtet, duke ndryshuar sistemin.

Po ashtu Patozi theksoi se ai që e keqpërdor më shumë pushtetin e kryetarokracisë, është kryeministri.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI