Flash

Negociatat: Holanda ka dyshime për progresin e Shqipërisë

Lapsi.al 3 October 2019
Negociatat: Holanda ka dyshime për progresin e Shqipërisë

Kryeministri holandez, Mark Rutte u shpreh të mërkurën në Berlin, se kemi më shumë shqetësime për Shqipërinë se sa për Maqedoninë e Veriut në lidhje me progresin e bërë për hapjen e negociatave.

Kryeministri holandez, Mark Rutte vizitoi Berlinin të mërkurën me kabinetin e tij qeveritar për të biseduar mbi bashkëpunimin gjermane në fushën e mbrojtjes së klimës dhe zhvillimit të energjive të rigjenerueshme.

Por në konferencën e shtypit bashkë me kancelaren Merkel ai u shpreh edhe në lidhje me hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. I pyetur, nëse Holanda do të japë përgjigje pozitive për hapjen e negociatave, Rutte u shpreh se kemi ende shqetësime.

"Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar - diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten, se sa përpara ka shkuar progresi në Shqipëri, dhe aty kemi më shumë shqetësime. Për këtë ne do të flasim në javët e ardhshme edhe me partnerët europianë, sepse jemi vërtet të shqetësuar, për masën e progresit të arritur. Maqedonia e Veriut ka arritur më shumë se Shqipëria, dhe për këtë do të ketë ende bisedime."/ DW

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI