Flash

Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA-ve publikon disa këshilla për aplikuesit

Lapsi.al 3 October 2019
Lotaria amerikane/ Ambasada e SHBA-ve publikon disa këshilla për

Një ditë pas nisjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar disa udhëzime për të gjithë qytetarët e interesuar.

Në një njoftim të publikuar në llogarinë zyrtare në "Facebook", përfaqësia diplomatike amerikane në vendin tonë, thekson se kohëzgjatja e programit të Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00.

"Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen."- shkruhet më tej në postimin e ambasadës.

Njoftimi i plotë:

Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 18:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet.

 

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë. Lëkundjet e forta që kanë rënë rreth orës 7:44 minuta, me orën lokale, e kanë pa...

08:13

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima

Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës. Policia njofton se viktima është shtetasi Eri Zefi,...

16:41

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI