Flash

Fotoja me Obamën, VOA: PD kërkon hetim për Edi Ramën

Lapsi.al 2 October 2019
Fotoja me Obamën, VOA: PD kërkon hetim për Edi Ramën

Në Shqipëri Partia Demokratike i kërkoi sot Prokurorisë që të nisë hetimet ndaj kryeministrit Edi Rama pas të dhënave të reja lidhur me një pagesë prej 80 mijë dollarësh, e cila dyshohet se u bë për të mundësuar në vitin 2012, një foto të zotit Rama me presidentin e atëhershëm amerikan Barack Obama.

Kërkesa e Partisë Demokratike vjen pasi një gjykatë në Shtetet e Bashkuara dënoi me 4 muaj burg 61-vjeçarin William Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012. Avokati i zotit Argeros citohet të deklaruar gjatë procesit se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.

Më herët, një Gjykatë në New Jersey, dënoi në vitin 2017 me kusht shqiptarin me banim në SHBA, Bilal Shehu, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Francisco.

Duke ngritur dyshime të shumta mbi origjinën e këtyre parave, që sipas saj janë paguar nga kryeministri, opozita shprehet se “zoti Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në kohën kur shpërtheu ky debat, në verën e vitit 2016, zyra e shtypit e kryeministrit, deklaroi se as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marrë pjesë në një organizim të kësaj natyre. Ndërsa lidhur me njohjet e tij me Bilal Shehun, u shpjegua se ai “është pjesëtar i komunitetit shqiptar në New York dhe është takuar me delegacionin shqiptar në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”./ Zëri i Amerikës

Të këshilluara

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima

Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës. Policia njofton se viktima është shtetasi Eri Zefi,...

16:41

(VIDEO) Zjarr i madh në Vlorë

Një zjarr i madh ka rënë në Vlorë. Mësohet se flakët kanë pushtuar një zonë shkurresh në Zhuherinë të qytetit bregdetar. Nuk dihet nëse qytetarët e angazhuar...

15:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI