Flash

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima

Lapsi.al 2 October 2019
Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima

Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës.

Policia njofton se viktima është shtetasi Eri Zefi, 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë  Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.

Gazetari i Ora News, në Lezhë, Elvis Hila informon: "Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Janë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës dhe kapjen e autorit/ve. Zona është thellë malore dhe ka një distancë me Rrëshenin ku ndodhet komisariati dhe për këtë arsye është pak e vështirë marrja e informacionev".

Të këshilluara

(VIDEO) Zjarr i madh në Vlorë

Një zjarr i madh ka rënë në Vlorë. Mësohet se flakët kanë pushtuar një zonë shkurresh në Zhuherinë të qytetit bregdetar. Nuk dihet nëse qytetarët e angazhuar...

15:39

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI