Flash

Zyrtari çek shuan shpresat e Serbisë: Mos prisni që ne të tërheqim njohjen e Kosovës

Lapsi.al 2 October 2019
Zyrtari çek shuan shpresat e Serbisë: Mos prisni që ne të

Njohja e pavarësisë së Kosovës kurrë nuk e ka pasur mbështetjen unike të shoqërisë çeke, por tërheqja e kësaj njohjeje nuk mund të pritet tani, ka thënë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të parlamentit çek, Radek Vondraçek.

“Njohja e Kosovës në Çeki është përcjellë me mosmarrëveshje të ndryshme dhe kurrë nuk ka pasur mbështetje të madhe në shoqërinë çeke. Dhoma e Përfaqësuesve madje i ka bërë thirrje qeverisë që të përpiqet të gjejë një zgjidhje alternative dhe ta shihte të ardhmen përmes anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Parlamenti nuk i ka rekomandur qeverisë njohjen e Kosovës, por në fund ajo ka rënë në një lloj presioni dhe ndikimi nga argumente që nuk kanë qenë të sakta. Këtë e ka treguar edhe koha”, tha Vondraçek, duke iu drejtuar një seance të posaçme të Kuvendit të Serbisë.

Duke kujtuar deklaratat e presidentit çek, Millosh Zeman, i cili ka deklaruar së voni në Beograd se Republika Çeke mund ta rishqyrtojë njohjen e Kosovës, Vondraçek tha se këto qëndrime mund të japin shtysë për kërkimin e zgjidhjeve të reja, por “nuk mund të pritet ndryshim rrënjësor i qëndrimit të Qeverisë Çeke sa i përket Kosovës, sepse sipas shumë ekspertëve kjo nuk është e mundur”.

Vondraçek tha se Republika Çeke e mbështet Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi siç tha ai “historia e ka bërë të qartë se stabiliteti i Evropës nuk është i mundur pa Ballkanin Perëndimor dhe stabiliteti i Ballkanit nuk është i mundur pa përfshirjen e Serbisë”.

Kosova është njohur nga Çekia në vitin 2008, kur kryeministër i këtij vendi ka qenë, Mirek Topolanek. /REL/

Të këshilluara

(VIDEO) Zjarr i madh në Vlorë

Një zjarr i madh ka rënë në Vlorë. Mësohet se flakët kanë pushtuar një zonë shkurresh në Zhuherinë të qytetit bregdetar. Nuk dihet nëse qytetarët e angazhuar...

15:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI