Flash

E vranë dhe e hodhën në kanal, zbardhen detaje të reja pas ekzekutimit të 34 vjeçarit në Mirditë

Lapsi.al 2 October 2019
E vranë dhe e hodhën në kanal, zbardhen detaje të reja pas

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Mirditë, ku u ekzekutua me armë zjarri 34-vjeçari Eri Zefi.

Sipas Balkanweb, dyshohet të jetë bërë për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës ka kryer një vrasje në muajin shkurt të këtij viti.

Vrasja e 34-vjeçarit dyshohet se është kryer në një zonë tjetër dhe më pas trupi i pajetë është hedhur në kanal në fshatin Zall Xhuxhë, në një zonë jo shumë të banuar. Policia vijon hetimet, ndërkohë që ka marrë në pyetje edhe banorët e zonës, për të zbuluar dhe kapur autorët e krimit

Ç’ndodhi në shkurt të 2019

37-vjeçari Ndue Zefi vrau me kallashnikov shtetasin Martin Ndreca, 45 vjeç, në Durrës. Ai i kishte zënë pritë fqinjit të tij, duke e qëlluar me pesë plumba. Para se të ndodhte krimi, autori dhe viktima ishin ulur bashkë në lokalin e lagjes, ku kishte nisur dhe konflikti mes tyre.

Ata nuk ishin përplasur fizikisht, por me tu ngritur nga tavolina, 37-vjeçari kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte marrë kallashnikovin, duke ekzekutuar fqinjin “për larje hesapesh”, siç i tha në kohën kur ndodhi ngjarja. /Balkanweb

 

Të këshilluara

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima

Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës. Policia njofton se viktima është shtetasi Eri Zefi,...

16:41

(VIDEO) Zjarr i madh në Vlorë

Një zjarr i madh ka rënë në Vlorë. Mësohet se flakët kanë pushtuar një zonë shkurresh në Zhuherinë të qytetit bregdetar. Nuk dihet nëse qytetarët e angazhuar...

15:39

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI