Flash

Vrasje për gjakmarrje e 34-vjeçarit në Mirditë?! Dyshime se u mor peng para ekzekutimit

Lapsi.al 3 October 2019
Vrasje për gjakmarrje e 34-vjeçarit në Mirditë?! Dyshime

Policia e Mirditës ka shoqëruar disa persona ne lidhje me vrasjen e Eri (Anton) Zefit ditën e djeshme në Zall Xhuxhë të Fan të Mirditës. Sipas burimeve, 34-vjeçari Zefi është ekzekutuar në po atë vend ku dhe u gjet, disa orë para se të gjendej rastësisht nga një banor i zonës.

Po ashtu, hetuesit mendojnë se ai mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë vrarë.

Eri Zefi, që njihej dhe me emrin Anton Zefi, ishte i regjistruar si banor në Adriatik të Kurbinit, por jetonte në Durrës me bashkëshorten dhe fëmijën e tij.

Dyshimet e para janë se ai mund të jetë vrarë për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, Ndue Zefi ka vrarë muajin shkurt 2019 në Durrës, 45-vjeçarin Martin Ndreca, në lokal, pas një sherri të nisur për shkaqe banale. Pas vrasjes, Ndue Zefi u dorëzua vetë në Polici.

Megjithatë, Policia është duke ndjekur disa pista hetimi, edhe për konflikte të tjera të mundshme.  Në njoftimin e djeshëm të saj, thuhej: "Në fshatin Zall Xhuxhë në Fan-Mirditë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Z. 34 vjeç, banues në Kurbin.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë në mbështetje edhe nga forcat policore të Drejtorisë, po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit'.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë. Lëkundjet e forta që kanë rënë rreth orës 7:44 minuta, me orën lokale, e kanë pa...

08:13

Vrasja në Mirditë, identifikohet viktima

Një person është vrarë me armë zjarri në rrethana të paqartë, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan, të Mirditës. Policia njofton se viktima është shtetasi Eri Zefi,...

16:41

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI