Flash

Sekuestrohen armë dhe drogë në Kukës, 4 në pranga

Lapsi.al 3 October 2019
Sekuestrohen armë dhe drogë në Kukës, 4 në pranga

Policia e Kukësit ka vënë në pranga katër persona, ndërsa ka sekuestruar armë dhe drogë. Sipas policisë, këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Konkretisht nga kontrolli u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Kopshti i Skacajve”. Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas. Sekuestrohen drogë, armë zjarri e municione luftarake.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me SHÇBA-në dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, në vijim të operacionit të koduar “Kopshti i Skacajve”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve arrestuan në flagrancë 4 shtetas, konkretisht:

A.H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës. Në bazë të hetimeve të kryera  rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës  kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip “Benz” dhe “Opel”. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ka goditur mëngjesin e sotëm Turqinë. Lëkundjet e forta që kanë rënë rreth orës 7:44 minuta, me orën lokale, e kanë pa...

08:13

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI