Flash

Tabaku nxjerr fragmentin nga Komisioni i Venecias: Ligji i Pronave i 2015 nuk i kompenson pronarët

Lapsi.al 3 October 2019
Tabaku nxjerr fragmentin nga Komisioni i Venecias: Ligji i Pronave i 2015 nuk i

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Komisioni i Venecias në raportin e saj e ka thënë qartësisht se ligji i pronave të vitit 2015 nuk e kthen pronën.

Tekstualisht në pikën 19 thuhet se ky ligj nuk kompenson pronarët origjinalë, si pasojë e impelemntimit defektiv të autoriteteve.

 

Tabaku shprehet se ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare.

Reagimi i Jorida Tabakut:

Komisioni Venecias e tha qartësisht; Ligji i Pronave i vitit 2015 nuk e kthen pronën.

Draft opinioni i Komisionit te Venecias i Publikuar sot pervecse rrëzon skemën e qeverisë për ligjin e Finalizimit të Procesit të transferimit të pronësisë jep dhe një vleresim të rëndësishëm për Ligjin e Vitit 2015 të kompensimit të pronës. Mgjs nuk eshtë në mandatin e tyre Komisioni Venecias i ka dhënë një përgjigje të merituar qeverisë që në 6 vjet ka marrë mbi 3 iniciativa të kthyer në ligj me subjekt pronën. Media raporton se në vendimin paraprak të Komisionit të Venecias evidentohet qartësisht problematika me kthimin e Pronës tek pronarët legjitim. Komisioni vë në dukje çfarë opozita ka vite që e përmend. Qeveria nuk i rikthen pronën tek i zoti pasi dëshiron ta përdorë për interesa gjoja publikë, praktikisht i mohon një të drejtë të njohur pronarit duke e mbuluar me klauzolën publike që në thelb është interes privat i kryeministrit.

Kjo skemë e njohur për qytetarët e Tiranës sepse është përdorur rëndom nga kryeministri kur qe kryetar bashkie, është rrëzuar edhe nga Komisioni Venecias. Ligji i vitit 2015 nuk është eficent, nuk njeh konceptin e pronës dhe është dhe ka mospërputhje me konventat ndërkombëtare.

Mekanizmi i vitit 2015 është antikushtetues, shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën e pronës. Beteja për pronën është një nga ato nisma që do të shndërrohen në ligje në interes të qytetarëve ditën e parë të PD-së në qeveri.

Zaptimi i pronës private e publike, ligjet speciale që cënojnë të drejten e pronës, ligjet e teatrit dhe te aeroportit të Vlores që shkelin dhe MSA-në, ligje si ai i investimeve strategjike dhe korporatës së investimeve që janë qartazi klienteliste edhe kanë cënuar rëndë të drejtën e pronës!

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI