Flash

Ekzekutohet shqiptari në Gjermani, më pas plagoset rëndë edhe vëllai i tij

Lapsi.al 4 October 2019
Ekzekutohet shqiptari në Gjermani, më pas plagoset rëndë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin bavarez të Abensberg (rrethi Kelheim), ku një 39-vjeçar shqitar nga Kosova është qëlluar për vdekje, ndërsa pak më vonë është plagosur rëndë një tjetër person, që dyshohet se është vëllai i viktimës.

Oficerët arrestuan dy të dyshuar në mbrëmje. Sipas zëdhënësit të policisë, të dyshuarit janë të lidhur me njëri-tjetrin. Viktima është Fatos L., me origjinë shqiptare. Mediat kosovare ndërkohë, shkruajnë se viktima është Fatos Lumi nga Bllaca e Suharekës.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas njoftimeve të policisë, një nga dy burrat e arrestuar qëlloi me armë zjarri mbi 39 vjeçarin shqiptar. Viktima vdiq në vendin e ngjarjes.

Pak kohë më vonë, të shtëna të mëtejshme u regjistruan në të njëjtën zonë. Një 46-vjeçar u godit dhe u plagos rëndë, i cili dyshohet se është vëllai i tij. Ai u transportua në spital me anë të një helikopteri.

Dëshmitarët mund të përshkruanin automjetin që u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave. Policia arriti t’i ndalonte në kohë e ndihmuar edhe nga një helikopter nga ajri. Dy burrat nga Kosova 30 dhe 41 vjeç u arrestuan pa rezistencë.

Dy të dyshuarit kanë lidhje midis tyre, tha zëdhënësi i policisë Günther Tomaschko. Për më tepër, policia arrit të sekuestronte armën e vrasjes. Aktualisht policia supozon se dy të dyshuarit dhe viktimat e njihnin njëri-tjetrin.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI