Flash

Komisioni i Venecias: Ilir Meta shkeli Kushtetutën. Anulimi i zgjedhjeve cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur

Lapsi.al 27 September 2019
Komisioni i Venecias: Ilir Meta shkeli Kushtetutën. Anulimi i zgjedhjeve

Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta.

Komisioni i Venecias ka dalë në konkluzionin se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Ja çfarë thuhet në një nga paragrafët e raportit të siguruar ekskluzivisht nga Top Channel.

“Presidenti shkeli Kushtetutën kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetence të tillë në Kushtetutë e në ligj”.

Komisioni i Venecias, ka dalë në konkluzionin se anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

Në Raportin që tashmë ndodhet në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë por edhe të Presidentit, thuhet se Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta.

Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë/ avantazhin/ levën të pengonin çdo proces zgjedhor. Presidenti thuhet në raport e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e më tej duke i shtyrë ato.

Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojnë se kjo shkelje është e rëndë apo jo./ TCH

Të këshilluara

10 qytetet më të shtrenjta në botë (FOTO)

Një listë me 10 qytetet më të shtrenjta në botë sapo është publikuar nga "Economist Intelligence Unit's 2019 Worldwide Cost of Living Survey" dhe vendi i parë n...

16:30

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI