Flash

Rritet presioni/ Pas Budestagut edhe asambleja e OSBE shton trysninë për reformën zgjedhore

Lapsi.al 27 September 2019
Rritet presioni/ Pas Budestagut edhe asambleja e OSBE shton trysninë

Pas një kohe të madhe krize dhe mungese komunikimi, ndërkombëtarët po shikojnë çelësin e përafrimit të palëve tek reforma zgjedhore. Pasi bundestagu gjjerman e vendosi ate si një nga kushtet prioritare për fillimin e negociatave Asambleja e Përgjithshme e OSBE ka kërkuar nga të gjitha palët që të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive.

“I nxitim të gjitha palët në Shqipëri të vijojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR “, thonë drejtuesit e @oscepa, duke përshëndetur tryezën e së mërkurës të mundësuar nga @OSCEinAlbania”. Në dokumentin e votuar në shumicë nga deputetët gjermanë mbledhja e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat kushtëzohej nga:" Të miratojë Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, si dhe sigurimin e financimeve transparente për partitë dhe fushatën zgjedhore dhe ndërtimin mbi rezultatet e komisionit ad hoc të Reformës Zgjedhore. Rishikimi i draftit të përgatitur të bëhet me dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës, siç rekomandohet në raportin e ODIHR të datës 5.9.2019".

Edhe ambasadori i BE Soreca dhe i dërguari i Shba për Ballkanin Palmer e kanë vënë theksin tek kjo reformë që mund të jetë një fillim por kurrësisi një zgjiodhje për krizën.

©Lapsi.al

Të këshilluara

10 qytetet më të shtrenjta në botë (FOTO)

Një listë me 10 qytetet më të shtrenjta në botë sapo është publikuar nga "Economist Intelligence Unit's 2019 Worldwide Cost of Living Survey" dhe vendi i parë n...

16:30

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI