Flash

Gjermania vendosi 9 kushte po ka dhe më keq/ Berlini apel vendeve skeptike

Lapsi.al 27 September 2019
Gjermania vendosi 9 kushte po ka dhe më keq/ Berlini apel vendeve skeptike

Berlini zyrtar, pasi vendosi plot dhjetë kushte për të filluar negociatat me Shqipërinë, i bën apel vendeve skeptike, Francës dhe Holandës t’i bashkohen vendimit të Gjermanisë dhe të mos bëhen pengesë për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Franca dhe Holanda nuk i kanë bërë ende publike qëndrimet e tyre, por e para ka një politikë kundër zgjerimit deri sa të vendosen rregulla të reja, ndërsa e dyta ka një pezolutë të parlamentit që i ka thënë jo Shqipërisë. Gjermania po lobon me këto vende më radikale se ajo, me shpresën se kushtet e vëna mund të shërbejë si një garanci per t’i bindur ato.

Ministri i punëve të Jashtme të Gjermanise, social demokrati Heiko Maas, nëpërmjet një deklarate zyrtare ka kërkuar bashkimin e dy vendeve skeptike me qëndrimin e Berlinit.

 

 DEKLARATA E MINISTRISE SE JASHTME TE GJERMANISE

Kam besim se qasja e kushtëzuar e propozuar nga Bundestag-u gjerman mund të bindë edhe të tjerët në BE të vendosin të fillojnë negociatat e pranimit. Miratimi i Bundestagut gjerman për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një sinjal i rëndësishëm. Vendimi nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në . Në të njëjtën kohë, është e qartë se reformat do të shpërblehen. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre të reformës në mënyrë që të ecin përpara në rrugën drejt BE-së .

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI