Flash

Aksioni antidrogë me dy të arrestuar në Portin e Durrësit, si manovroi policia greke me drogën

Lapsi.al 27 September 2019
Aksioni antidrogë me dy të arrestuar në Portin e Durrësit,

Perfundon operacioni i paralajmëruar i antidrogës në Durrës. Janë kontrolluar kontenierët dhe sipas burimeve policore janë gjetur dy ngarkesa me Kokainë.

Referuar dosjes së policisë, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me palën greke.

Eshtë arrestuar Ardian Bega dhe Altin Mislihaka dhe  është shpallur në kërkrim edhe një person tjetër me inicialet G.M.

Sipas burimeve nga Prokuroria nga sasia e drogës që është kapur në Greqi, është lënë një pjesë shumë e vogël e drogës në kontenier, thjesht për dokumentim.

Mësohet se origjina nga është nisuar kokaina është Ekuadori dhe ka qene tranzit nga porti i Pireut për në Durrës. Flitet për ngarkesë rreth 100 kg kokainë.

Trafikantët e kanë kuptuar që ishte zbuluar rruga e trafikut dhe kishte ndërhyrë menjëherë policia.

Ndëkrohë Gjykata për Krime të Rënda është duke shqyrtuar masën e sigurisë për personin e arrestuar në Durrës, për kontejnerët që dyshohet se kishin kokainë.

Policia ka arrestuar edhe një person tjetër për këtë ngarkesë, që dyshohet se ishte nisur nga Ekuadori për në Portin e Pireut në Greqi e më pas në Portin e Durrësit. Duke iu referuar burimeve mësohet se Altin Mysilhaka, personi i parë i vënë në pranga është futur duke treguar një bexh në Port, ndërsa sipas burimeve mësohet se autoritetet greke kanë zëvendësuar ngarkesën e kokainës, me sasi orizi.

Kamerat e sigurisë më pas kanë kapur edhe personin e dytë, të identifikuar Ardian Bega. Masën e sigurisë për Mysilhakën po e shqyrton gjyqtarja Irena Gjoka.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI