Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Korçarët zbresin tiranasit nga froni i argëtimit? Bëhen më 'qejflinjtë' e Shqipërisë

Lapsi.al 27 September 2019
Korçarët zbresin tiranasit nga froni i argëtimit? Bëhen

Korça e serenatave, lakrorit, kërnackave, shëtitjeve në mbrëmje është kthyer vitet e fundit në një tërheqje turistike për shumëkënd. Edhe vetë korçarët po i shijojnë më shumë frytet e “Parisit të vogël”. Për herë të parë në vitin 2018, Korça është qarku që shpenzon më shumë për argëtim dhe kulturë, me 3.5% të totalit, nga 3.3% që ishte një vit më parë dhe 1.9% në 2017-n.

Të dhënat bëhen të ditura nga INSTAT, në anketën e buxhetit të familjeve, publikuar së fundmi.

Këtë vit, për herë të  parë ka zbritur nga froni Tirana, e cila deri tani mbante rekord për shpenzimet për argëtim, në raport me totalin që harxhojnë qytetarët e këtij qarku. Nga 4.1% të totalit në 2017, shpenzimet një vit më pas zbritën në 3.4%.

Në vend të tretë ka kaluar Lezha, me 2.8% të totalit, e ndjekur nga Kukësi, me të njëjtën shifër.

Për zonat bregdetare, si Durrësi, apo Vlora, 2018-a duket se ka qenë një vit me “halle” dhe banorët e këtyre qyteteve nuk kanë pasur shumë kohë të argëtohen. Në Durrës, pesha e shpenzimeve për argëtim zbriti nga 2.9, në 1.9% dhe në Vlorë nga 2 në 1.4%, duke e renditur këtë qytet në të fundit në rang republike (shiko grafikun).

Banorët e Shkodrës, Elbasanit, Fierit, shpenzojnë mesatarisht 2-2.2% të totalit për argëtim dhe kulturë.

Në art, argëtim dhe kulturë përfshihen një sërë aktivitetesh, shfaqjet artistike deri tek aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve, nga aktivitetet në muze dhe biblioteka te palestrat dhe aktivitetet e tjera çlodhës. Deri në fund të vitit 2018 ishte i ligjshëm aktiviteti i basteve dhe lojërave të fatit, që merrte një pjesë të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve, por tashmë bizneset e këtij lloji janë mbyllur.

Në total, familjet shqiptare shpenzuan për argëtim e kulturë 2.7% të buxhetit në 2018-n, në rënie nga 3% vitin e mëparshëm. Në raport me vendet e Bashkimit Europian, ne së bashku me vendet e tjera të rajonit, argëtohemi shumë më pak. Sipas Eurostat, mesatarja e BE shpenzon gati 8.5% të totalit. Peshën më të ulët në rajon e Europë e ka Maqedonia (1.9%), ndërsa në rajon më qejflinjtë janë shtetasit e Kosovës (4.1%).

Në fakt, sa më të varfër njerëzit, aq më pak mendojnë për t’u argëtuar. Të dhënat e anketës së buxhetit të familjeve të INSTAT treguan që në Shqipëri pjesa më e madhe e shpenzimeve shkon për ushqime, me 44% të totalit, e pandryshuar në raport me anketën e një viti më parë.

Në total, 772 mijë familje shpenzuan rreth 5.5 miliardë euro gjithë vitin për të siguruara nevojat e tyre për Ushqim dhe pije jo-alkolike (44,0%); Pije alkolike, duhan (3,5%); Veshje dhe Këpucë (4,3%); Shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike, qira të paguar (10,5%); Mobilim, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje të zakonshme të banesës (5,8%); Shëndet (4,2%); Transport (6,8%) Komunikim (3,6%); Argëtim dhe kulturë (2,7%); Arsim (3,0%); Restorante dhe hotele (4,7%); Të tjera mallra dhe shërbime (6,9%).

Vetëm për argëtim e kulturë, shpenzimet e familjeve llogariten në 150 milionë euro në 2018-n, nga 160 milionë euro një vit më parë, sipas të dhënave të përpunuara nga shifrat e INSTAT. /monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI