Flash

Xhandarmëria serbe hyn e armatosur në brendësi të Kosovës

Lapsi.al 27 September 2019
Xhandarmëria serbe hyn e armatosur në brendësi të

Xhandarmëria serbe pa asnjë pengesë është parë te xhamia e Sllubicës në brendi të territorit të Kosovës. Imami i xhamisë Jusuf Mustafa tha se ata ishin pesë veta dhe të armatosur.

Xhandarmëria serbe vazhdon të provokojë banorët dhe të shkelë vijën kufitare me Kosovën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17 e 50 minuta pasditen e djeshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Rajonipress, Jusuf Mustafa, imam i xhamisë në Sllubicë. Sipas imamit Mustafa, xhandarmëria serbe ishte e armatosur dhe ishin pesë veta.

“Unë i pashë me sytë e mi dhe u habita, por edhe isha i befasuar sepse ka ndodhur që ata të hyjnë afër xhamisë dhe të kthehen, por kësaj radhe ata ishin duke patrulluar krejtësisht në brendi të Kosovës”, tha Jusuf Mustafa.

Imami Mustafa thotë se policia kufitare ose KFOR-i duhet të jenë të pranishme në këtë pjesë dhe të ofrojnë siguri për banorët e mbetur. “Edhe ashtu ka pak banorë që kanë vendosur të jetojnë, dhe të jetosh në këtë pasiguri është vërtet problem”, mendon Mustafa.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI