Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Sinjali u dha nga DEA amerikane, kush e zëvendësoi kokainën me oriz në Portin e Pireut

Lapsi.al 27 September 2019
Sinjali u dha nga DEA amerikane, kush e zëvendësoi kokainën me

Me sinjalizimin e DEA-s amerikane, autoritetet greke zbuluan në Portin e Pireut një sasi prej 137 kilogramë kokainë, që vinte nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë. Droga ishte fshehur në motorët e frigoriferëve në katër kontenierë me banane, të porositura nga një kompani shqiptare, e cila operon në treg nga viti 2011.

Pas zbulimit, autoritetet e vendit fqinj informuan policinë, dhe një grup hetimor udhëtoi me urgjencë për në Greqi. Në portin e Pireut, ku kontenierët kaluan tranzit, autoritetet vendosën ta zëvendësonin drogën me oriz. Brenda pakove u vendos GPS.

Kur ngarkesa mbërriti në Durrës, skuadra operacionale i mbajti nën vëzhgim kontenierët. Përgjatë katër ditëve fotografuan dhe filmuan lëvizjen e disa personave të dyshuar si pritësit e drogës.

Prokuroria zbuloi se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anije peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi. Bashkëpunëtorë të tij ishin oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.

Pas shumë përpjekjesh, me ndihmën e Begës, i cili kishte mundësi të depërtonte në Port, ata mundën të hapnin njërin nga kontenierët dhe të merrnin 22 pako të mbështjella me natriban dhe nisën udhëtimin në drejtim të Kavajës.

Në një tunel në afërsi të shkëmbit të Kavajës, trafikantët hapën pakot për të verifikuar nëse ngarkesa ishte në rregull. Aty mbetën të shokuar, pasi kuptuan se kishin rënë në kurthin e policinë. Në pako kishte vetëm oriz.

Gentian Malindi, pronar i anijes ‘Anyway’, është shpallur në kërkim. Ndërsa dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë u arrestuan në qytetin e Durrësit. Altin Mislihaka, rezulton nga hetimet të jetë i punësuar nga Malindi, si ndihmës i tij në peshkim dhe për mirëmbajtjen e anijes. Oficeri i sigurisë së Portit, Bega, i cili rezulton të ketë përdorur dokumentin e tij për të hyrë e dalë nga Porti, ka pranuar para hetuesve se ka njohje me Malindin dhe ishte pikërisht ai që i kërkoi të hapte kontenierët për të nxjerrë prej andej një ngarkesë.

Në këmbim, ai thotë se i premtoi para. Por, mohon të ketë lidhje me trafikimin e drogës. pavarësisht pretendimeve të tyre, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Begës dhe Mislihakës.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI