Flash

5 kandidatë për Kryeministër, nis fushata në Kosovë. Vetëm 10 ditë kohë për të bindur votuesit

Lapsi.al 25 September 2019
5 kandidatë për Kryeministër, nis fushata në Kosovë.

Partitë politike në Kosovë nisën të mërkurën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit. Tubimet në 10 ditët e ardhshme do të përdoren për të bindur 1,93 milionë qytetarët e vendit se kush duhet të dominojë 120 mandatet e parlamentit për 4 vite.

Premtimet e 25 subjekteve politike këto javë kanë variuar nga zhvillimi ekonomik e shoqëror, te reformimi i sistemit të drejtësisë apo avancimi i demokracisë.

Në hapje të fushatës para mesnatës, Vjosa Osmani, kandidatja e vetme për kryeministre nga partia opozitare "Lidhja Demokratike e Kosovës", paralajmëroi një fitore historike.

Nga Nju-Jorku komentoi edhe kryeqeveritari në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe përballë shqiptarëve të diasporës, shprehu bindjen se koalicioni i tij do të triumfojë sërish.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosja dhe Nisma, kryetarët Kadri Veseli, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj kanë shpalosur zotimet për luftë kundër nepotizmit dhe korrupsionit, forcimin e shtetit të së drejtës, dhe alternativat se si mund të normalizojnë raportet me fqinjin verior, Serbinë.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet e 6 tetorit të zhvillohen në një frymë paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke ditur se në to garojnë edhe parti të komunitetit serb dhe të tjera, të cilave me ligj u garantohen deri 20 vende në parlament.

Të këshilluara

Rama takon Donald Trump në SHBA (FOTO)

Kryeministri Edi Rama takon në New York Presidentin amerikan Donald Trump. Rama ka postuar foton në rrjetet sociale, duke e konsideruar si foto e ditës. Në f...

13:38

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI