Flash

Ambasadori i OSBE flet pas tryezës: Jam i zhgënjyer

Lapsi.al 25 September 2019
Ambasadori i OSBE flet pas tryezës: Jam i zhgënjyer

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt është shprehur i zhgënjyer me situatën e krijuar sot në tryezën për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat në përfundim të tryezës, Borchardt tha se do shohin më me kujdes hapin e radhës.

“Nuk jam i lumtur për situatën që u krijua. Është zhgënjyese. Hapin tjetër do ta shohim. Njerëzit duhet të qëndronin, të dëgjonin në atë tryezë. Ne nuk e qeverisim këtë vend të marrim në dorë reformën, ne nuk jemi të zgjedhur. Jemi këtu për të dhënë mbështetjen tonë” - u shpreh ambasadori i OSBE.

Tryeza e sotme e iniciuar nga OSBE për reformën zgjedhore, u shoqëruar me debate të ashpra mes palëve. Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso u largua nga takimi pas fjalimit ku propozoi ngritjen e një strukture të posaçme për këtë cështje. Gjithashtu tryeza u braktis më pas edhe nga opozita parlamentare.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Përfaqësuesi i opozitës në tryezën e OSBE tregon kushtet dhe më pas largohet 

Ralf Gjoni largohet nga tryeza e OSBE: Nuk mund të legjitimojmë një martesë PS-PD 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI