Flash

A është gati të ulet në tryezë me Ramën? Përgjigjet Basha

Lapsi.al 25 September 2019
A është gati të ulet në tryezë me Ramën?

Teksa ka përsëritur sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarë se Rama duhet të dorëzojë mandatin dhe të lërë shqiptarët të vendosin se cilin duan qe ti qeverisë, Lulzim Basha i është përgjigjur pyetjes nëse do të ulet në një tryezë me kryeministrin për ti dhënë zgjidhje krizës ne vend.

“Ashtu si e kam bërë të qartë, as unë as PD e as opozita nuk kanë qenë pengesat për dialogun politik për ti dhënë fund krizës, e përsëris për cdo shqiptar dhe e përsëris, PD dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve ndërkombëtare që më 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhje e krizës është Rama se donte pushtetin lokal me proces monist antikushtetues. Ndaj ju lutem nëse ju lejon bëjani këtë pyetje, pse ka refuzuar ofertën e ndërkombëtareve për zgjidhjen e krizës, sepse nuk është as PD, as opozitë e as unë shkaktari dhe fajtoi për refuzimin e ofertës, ai është Rama." - u shpreh kryedemokrati.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI