Flash

Ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, SHBA: Basha demonstroi udhëheqësi të vërtetë!

Lapsi.al 25 September 2019
Ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore, SHBA: Basha

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të opozitës së bashkuar për të dërguar përfaqësues në tryezën për Reformën Zgjedhore, ku e  pranishme është edhe OSBE.

SHBA ka vlerësuar vendimin e opozitës për t’u bërë pjesë e kësaj tryeze, që sipas tyre është thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Sipas përfaqësuesve të SHBA në Tiranë, me këtë vendim kreu i opozitës, Lulzim Basha, demonstroi udhëheqësi të vërtetë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e partive opozitare për të dërguar përfaqësues në konferencën për reformën zgjedhore bashkërenduar nga parlamenti dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ne përshëndesim Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin miratimin e reformave të nxitura nga ekspertët zgjedhorë të OSBE/ODIHR në mënyrë që Shqipëria të mund të zhvillojë zgjedhje që janë të lira nga shtrëngimi, trysnia politike, dhe blerja e votes. Populli shqiptar nuk meriton asgjë më pak se sa kjo”, thuhet në reagimin e SHBA.

  • foto galeri

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI