Flash

“Hera e katërt që Rama hap shampanjë”, çfarë thotë Basha për vendimin e Bundestagut për negociatat

Lapsi.al 25 September 2019
“Hera e katërt që Rama hap shampanjë”,

Lulzim Basha deklaroi sot para gazetarëve se vendimi i CDU/CSU-së gjermane për t’i thënë “PO” me kushte hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një hap pozitiv për vendin tonë, pasi sipas tij, do të ndihmojë në kapërcimin e krizës së thellë politike, për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe për një drejtësi të pavarur.

Kreu i opozitës deklaroi se Edi Rama hapi për herë të katërt shampanjë për hapjen e negociatave, por sipas tij, e vërteta është se vendimi final i BE do të merret vetëm kur Shqipëria të plotësojë 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu.

“Vendimi i CDU/CSU për hapjen e negociatave me kushte është shumë më mirë sesa qëndrimi për t’i thënë “Jo” Shqipërisë, sepse na ndihmon për të kapërcyer krizën e thellë, për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe për një drejtësi të pavarur, që nuk mbron politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin.

Në emër të PD dhe opozitës së bashkuar të garantojmë çdo qytetar shqiptar dhe partnerët tanë, BE, partnerët tanë strategjikë euroatlantikë se PD dhe opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka që vendit t’i hapen sa më parë negociatat. Për këtë duhet një lexim realist i situatës, çka mungoi dje. Për herë të katërt Edi Rama i hapi negociatat dhe jo më kot mediat dhe rrjetet sociale i kujtuan mashtrimet e njerëzve çdo vit. Mediat kryesore, fatkeqësisht, iu bashkuan Edi Ramës në dasmën pa nuse. Por vetëm e vërteta na ndihmon të shkojmë përpara.

E vërteta është kur vendi të plotësojë 9 kushte të ndara në dy faza. Për herë të parë kemi një mekanizëm me dy faza, ndërkohë që Maqedonisë kapitujt do t’i përcaktohen që në konferencën e parë. Ndërsa ne kemi dy kushte, vënien në punë të gjykatës kushtetuese dhe gjykatës së lartë, reformën zgjedhore gjithëpërfshirëse. Konferenca e dytë do të ndodhë vetëm nëse janë zbatuar 7 kushtet e tjera.

Vetëm e vërteta na ndihmon ta përshkojmë deri në fund rrugën e vështirë, por të mundshme, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE.  

Duket qartë skanimi që Bundestagu i bën situatës. Në këtë skanim shihen dhe rezervat e mëdha, që mund të kishin çuar drejt një “JO-je” të prerë, në vend të një “Po-je” me kushte. Ne mund të sprapsim këtë autokraci të krimit e korrupsionit dhe të hedhim bazat e një shteti evropian, me barazi të qytetarëve”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI