Flash

Kapen 800 kg drogë, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Spanjë

Lapsi.al 25 September 2019
Kapen 800 kg drogë, shkatërrohet banda e shqiptarëve në

Policia e Spanjës ka arrestuar 4 shqiptarë nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike. Tre prej tyre administronin një plantacion marijuane në rrethinat e qytetit katalonjas të Tortozës.

Sipërfaqja ishte mbjellë me mbi 1000 rrënjë kanabisi, e ishte kamufluar sikur ishte mbjellë me bimë të tjera. Kjo sipërfaqe e mbjellë me drogë ishte zbuluar nga qytetarët. Gjatë arrestimit, 2 prej të dyshuarve ishin në fermë dhe po “ruanin” kanabisin.

Në total, pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro. Autoritetet spanjolle deklaruan se kjo është ndër sasitë më të mëdha të sekuestruara gjatë kohëve të fundit. Ndërsa në një tjetër operacion të policisë spanjolle, u arrestua një shqiptar që ishte në kërkim prej kohësh.

Shqiptari 33 vjeç u ndalua në Valencia dhe se prej kohësh mbahej nën vëzhgim nga ana e autoriteteve. Ndalimi i tij është bërë, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar për të urdhër arrest ndërkombëtar për trafik droge.

  • foto galeri

Të këshilluara

Rama takon Donald Trump në SHBA (FOTO)

Kryeministri Edi Rama takon në New York Presidentin amerikan Donald Trump. Rama ka postuar foton në rrjetet sociale, duke e konsideruar si foto e ditës. Në f...

13:38

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI