Flash

Presidentja kroate sensilibizon OKB kundër idesë së ndryshimit të kufijve: "Hap kutinë e Pandorës në ish Jugosllavi"

Lapsi.al 24 September 2019
Presidentja kroate sensilibizon OKB kundër idesë së ndryshimit

Kroaci vazhdon të jetë e vendosur kundër idesë së rrezikshme të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Dhe këtë gjë e ka bërë sërish me anë të kryetares së shtetit, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila merr pjesë në mbledhjen e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Neëw York. "Shkëmbimi i territoreve është një ide shumë e keqe që do të hapte kutinë e Pandorës dhe që do të çonte në kërkesa të ndryshme për shkëmbime territoresh në tërë territorin e ish-Jugosllavisë” ka thënë Kitaroviq gjatë takimit me Sekretarin Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Kitaroviq që nga fillimi e ka kritikuar një idenë e korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ajo ka konfirmuar se i qëndron kësaj. Për gjithë kundërshtarët e kësaj ideje me risk, qëndrimi i presidentes kroate është një lajm i mirë, pasi zëri i vendeve ballkanike në këtë histori është tejet i rëndësishëm. Por nga ana tjetër, ai përbën edhe një lajm të keq. Fakti që Kroacia vazhdon të lobojë kundër kësaj aventure, do të thotë se kjo ide nuk ka vdekur, ashtu sikurse u mendua pas samitit ballkanik të Berlinit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI