Flash

Dënimi për Tahirin/ Reagon për herë të parë Prokuroria

Lapsi.al 20 September 2019
Dënimi për Tahirin/ Reagon për herë të parë

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, që duhet të shlyejë 3.4 vite në shërbim prove përkundër akuzës për shpërdorim detyre, ka ardhur reagimi i parë nga Prokuroria.

Mësohet se organi i akuzës do ta apelojë vendimin për Tahirin, si një detyrim ligjor. “Do ta apelojmë vendimin. Ankimimi i vendimit është detyrim ligjor. Javën e ardhshme do të bëjmë apelimin.”- bëjnë me dije burime nga organi i akuzës.

Pas një seance maratonë ditën e djeshme, Krimet e Rënda gjykuan se provat e paraqitura nga Prokuroria nuk ishin të mjaftueshme për të mbështetur pretencën e dhënë ku kërkoheshin 12 vjet burg për ish-ministrin, që do të reduktoheshin në vetëm 8 vjet, për arsye të pranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar.

Tahiri akuzohej për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

 

Të këshilluara

Reagon Basha: Vendimi për Tahirin, i turpshëm!

“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit ...

22:37

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI