Flash

Dënimi i Tahirit, Soreca reagon me një fjali të vetme

Lapsi.al 20 September 2019
Dënimi i Tahirit, Soreca reagon me një fjali të vetme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, një nga përkrahësit e palëkundur të Reformës në Drejtësi, është mjaftuar me një fjali të vetme krejt evazive kur është pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Si një ish-prokuror kam nevojë që ta shoh të plotë vendimin e gjykatës në mënyrë që të jap një koment.”- ka thënë Soreca për mediat. Ky ishte reagim lakonik i ambasadorit të BE-së në vendin tonë mbi verdiktin e Krimeve të Rënda që vendosën 3.4 vite shërbim prove për Tahirin, në formën e shlyerjes së akuzës së shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë, sipas ekspertëve të lëmit të drejtësisë, kjo instancë e gjykimit ka shkelur juridiksionin e saj përmes këtij vendimi, pasi shpërdorimi i detyrës nuk është një akuzë që mund të gjykohet brenda kompetencave të saj.

Nga ana tjetër, analistë dhe gazetarë të shumtë e cilësuan dënimin ndaj Tahirit si një qokë të drejtësisë për ndërkombëtarët, pasi provat e Prokurorisë që faktonin lidhjen e Tahirit, përtej asaj fisnore me bandën e Habiljave, mungonin.

Sakaq, asnjë figurë e Partisë Socialiste nuk e ka komentuar vendimin në fjalë ndaj një prej ministrave “më të suksesshëm”.

 

Të këshilluara

Reagon Basha: Vendimi për Tahirin, i turpshëm!

“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit ...

22:37

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI