Flash

FOTO+VIDEO/ Zbulohet një bazë e madhe armësh në Kretë që ishin trafikuar në Shqipëria

Lapsi.al 15 September 2019
FOTO+VIDEO/ Zbulohet një bazë e madhe armësh në Kretë

Të paktën 16 persona dyshohet se janë përfshirë në një grup kriminal të goditur nga një operacion i Departamentit Kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kretës. Ky grup ishte angazhuar në trafikimin e armëve luftarake dhe municioneve nga Shqipëria. Sipas hetimeve ata kishin munduar që të paktën të trafikonin armë dhe municione në 4 raste që nga nëntori i vitit 2018.

11 prej anëtarëve të grupit ishin grekë nga të cilët 6 janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë shqiptarë. Këta të fundit kishin për detyrë vetëm të mblidhnin armët në Shqipëri ndërsa transportin e kishin marrë përsipër grekët.

Transporti është bërë me një kamion që drejtohej nga një 54-vjeçar. Së bashku me një tjetër ai udhëhuiqej nga një makinë private. Armët e kalonin kufirin shqiptar-grek nëpërmjet zonës së gjelbër. Vetëm në ngarkesën e fundit u gjetën 4 kallashnikovë dhe 12 automatikë të tjerë si dhe municione. Nga shitja e tyre do të fitohej 232 mijë euro. Më pas u kërkua një shtëpi në Kretë ku u zbuluan armë të tjera dhe municione. ©LAPSI.al

drugs_ar

drugs3

drugs1

drugs2

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI